
“Sunny Hill Festival” është tashmë një prej eventeve më të rëndësishme në Kosovë dhe jo pa qëllim, pasi bën bashkë artistët më të famshëm shqiptarë e të huaj, për të dhuruar performanca dhe emocione të papërshkrueshme.
I organizuar dhe drejtuar nga Dukagjin Lipa, festivali, për 4 ditë radhazi jo vetëm ofron elektrizimin e skenës së Gërmisë, por edhe një promovim të jashtëzakonshëm të Kosovës. Pikërisht, duke “shfrytëzuar” këtë, “Sunny Hill Festival” ka postuar në Instagram një slogan fantastik, si dhe një mesazh të rëndësishëm për Kosovën.
View this post on Instagram
“Set me free” është më shumë se një postim, slogan, nismë! Është një mesazh që i drejtohet të gjithëve që ta lënë Kosovën të lirë të shijojë pjesën tjetër të botës, duke legalizuar vizat për shqiptarët e Kosovës.
“Sunny Hill Festival” u bën thirrje të gjithëve të bërtasin fort #MëLërTëLirë për një Kosovë pa viza, për një lëvizje të lirë, tejkalimin e kufijve gjeografikë dhe mundësinë për të qenë të palimituar për të vizituar të gjithë globin.
Artikuj të sugjeruar: