Shendeti i Gruas

Ka super përfitime dhe bëhet fare thjesht: Përfitimet e masazhit të gjirit

Shkruar nga Anabel

9 Gusht 2022

Ka super përfitime dhe bëhet fare thjesht: Përfitimet e masazhit

Kur dëgjojnë për “masazh të gjirit”, shumë gra mund të mendojnë se bëhet fjalë për kontrollet rutinë për të parandaluar në kohë kancerin. Në fakt, masazhi i gjirit është një lloj i veçantë i masazheve të zakonshme, i cili zakonisht nuk është në listat e spa të ndryshme, sepse një pjesë e mirë e grave e konsideron pak si të sikletshëm.

Masazhi i gjirit ka përfitime të tilla si:

- Mund të lehtësojnë dhimbjen;
- Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon nëse po ushqeni fëmijën me gji;
- Mund t’ju lehtësojë ënjtjet;
- Mund të lehtësojë stresin.

Si duhet vepruar?

Këshillohet që të përdorni një vaj si bazë, si për shembull vaj susami. Fillimisht duhet të filloni me masazhimin e thithës me lëvizje rrethore dhe më pas lëvizni drejt pjesës tjetër të gjirit; është me rëndësi që të mos ushtroni shumë presion, sidomos nëse ndjeni dhimbje.

Në vijim, zhvendosni lëvizjet në pjesën e jashtme të gjirit, në zonën afër sqetullës dhe supeve. Masazhoni qafën, kraharorin dhe shpatullat.

Në fund, bëni një dush të ngrohtë.

Burimi: Women’s Health