Showbiz dhe TV

Fifi revoltohet në koncert: Dikush imitoi momentin kur ajo humbi ndjenjat në ‘Big Brother’

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2022

Fifi revoltohet në koncert: Dikush imitoi momentin kur ajo humbi ndjenjat

Fifi e ka treguar disa herë se nuk dëshiron ta shohë ose të përmendet momenti kur ajo humbi ndjenjat në transmetim live në “Big Brother VIP”, por si duket njerëzit e kanë të vështirë ta kuptojnë.

Në një video të shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, këngëtarja shihet e prekur nga dikush që siç kuptohet ka imituar momentin e rrëzimit.

“Po të kisha dashur të rrëzohesha për show kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për show, nuk jam mësuar të bëj show dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty,” thotë ajo e revoltuar.

Më pas, këngëtarja këndon “oj lulija jonë me limona o, kush ka na inati ju q*** nona o”, veprim që nuk është pëlqyer nga disa njerëz të cilët nëpër komente kanë shkruar se Fifi “duhet ta injoronte” dhe ta “digjte skenën me këngë për t’i treguar vendin” personit në fjalë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Në fund të nëntorit 2021, një puthje në buzë mes Sarës dhe Pajtimit (PM) shkaktoi debate në shtëpi. Fifi, gjatë diskutimeve, u revoltua pas opinionit të Balina Bodinakut, e cila i tha se reagimi i saj është i përsëritur. Teksa opinionistja fliste, Fifi përsëriste pa pushim: "Arbana dua të lë shtëpinë" dhe menjëherë pas kësaj humbi ndjenjat

Për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, Fifi ndërpreu rrugëtimin në “Big Brother VIP” dy ditë më pas.