Celebrity

Për hir të shëndetit mendor, Tom Holland "heq dorë" nga Instagram-i

Shkruar nga Anabel

15 Gusht 2022

Për hir të shëndetit mendor, Tom Holland "heq

Tom Holland ka publikuar një video në Instagram, ku njofton se do të largohet nga rrjeti social, për hir të shëndetit mendor. Gjithashtu, aktori nxiti ndjekësit që ta ndanin videon me të tjerë persona që rezonojnë me të njëjtën sfidë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tom Holland (@tomholland2013)

Kështu, Tom i bashkohet listës së personazheve që nuk e kanë lejuar fuqinë e rrjeteve sociale në jetën e tyre reale. “E gjej veten duke lexuar gjëra rreth meje online dhe kjo është shumë dëmtuese për gjendjen time mendore, ndaj vendosa të bëj një hap pas dhe të fshij aplikacionin (Instagram-in)”, tha në postim aktori.

Holland udhëheq një organizatë bamirësie, të quajtur “The Brothers Trust”, e cila mbështet një aplikacion të quajtur “Stem4”. Ky aplikacion është krijuar për të ndihmuar adoleshentët rreth çështjeve të shëndetit mendor. “Ka një stigmë të shëmtuar rreth shëndetit mendor dhe e di që të kërkosh ndihmë, nuk është turp”, më pas shtoi se gjithsesi, është më e thjeshtë ta thuash se ta bësh këtë hap.

Të tjerë personazhë të famshëm kanë ndërmarrë të njëjtin veprim, ndër ta edhe Selena Gomez, Shawn Mendes, Lorde, apo edhe Lana Del Rey.

Artikuj të sugjeruar: