Celebrity

Adele, më e dashuruar se kurrë, zbulon nëse është fejuar

Shkruar nga Anabel

15 Gusht 2022

 

Adele, më e dashuruar se kurrë, zbulon nëse është
Kevin Mazur/ Getty Images

 

Adele është në qiellin e shtatë, si në aspektin profesional, edhe në atë romantik. Superylli 34-vjeçar, rishtazi është në kopertinën e “Elle Magazine”, ku ka rrëfyer edhe se “kurrë më parë nuk është dashuruar në këtë mënyrë”. “Jam e fiksuar pas tij”, tregon Adele, referuar të dashurit të saj, Rich Paul.

Adele, më e dashuruar se kurrë, zbulon nëse është
ELLE MAGAZINE

Çifti ndezi diskutimet për një romancë verën e kaluar, kur u shfaqën së bashku në finalen e NBA, në Arizona. Pas lojës, burimet treguan se “dukeshin shumë të lumtur” së bashku. Për më tepër, edhe më shumë diskutime u ndezën pasi Adele mbante një unazë prej diamanti gjigant në gishtin e unazës.

Më në fund, Adele foli dhe i dha fund enigmës: “Nuk jam fejuar. Thjesht më pëlqejnë bizhuteritë e shtrenjta”, tha ajo. Poor, tregoi se patjetër që do të martohet sërish.

Adele ka qenë e martuar me Simon Konecki, me të cilin ka edhe një djalë 9-vjeçar, Angelo. Ajo tregoi se do më shumë fëmijë dhe se ka arritur balancën perfekte mes të qenit një nënë dhe një yll në muzikë.