Kinema & TV

Filloi ‘House of the Dragon’: Ja ku ta shihni spinoff-in e ‘Game of Thrones’

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2022

Filloi ‘House of the Dragon’: Ja ku ta shihni spinoff-in e

“House of the Dragon”, një nga serialet e shumta spinoff* të përfolur të “Game of Thrones”, më në fund u shfaq.

Spinoff: serial/film që rrjedh nga një histori ekzistuese, por merret me të tjera detaje dhe ndodh të përqëndrohet në aspekte të ndryshme, që mund të jenë tema, personazhe dhe ngjarje të veçanta.

I vendosur 200 vjet përpara ngjarjeve të “Game of Thrones”, "House of the Dragon” ndjek familjen Targaryen dhe rrugëtimin e tyre drejt Fronit të Hekurt.

Seriali është i bazuar në librin "Fire & Blood" të shkrimtarit George R.R. Martin, por jo te i gjithë libri, vetëm në disa pjesë.

Sezoni i parë ka dhjetë episode dhe do të transmetohen çdo të diel në HBO MAX. Premiera u transmetua të dielën më 21 gusht dhe sezoni përfundon më 23 tetor.

Shpresojmë që kur të përfundojë të mos jemi aq të zemëruar sa finalja e GOT. Paçim fat!

Filloi ‘House of the Dragon’: Ja ku ta shihni spinoff-in e