Astro Fun

Të gjitha herët kur Dua Lipa është sjellë fiks si një Luan!

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2022

Të gjitha herët kur Dua Lipa është sjellë fiks si
@dualipa/ Instagram

Dua Lipa feston ditëlindjen dhe po, është shenja e Luanit. Madje, e tregon më së miri këtë. E lindur më 22 gusht të 1995-ës në Londër, Dua është një vajzë joshëse, magentike dhe shumë karizmatike, fiks si një Luan.

Nga kuptohet Dua që është Luan?

Luanët vdesin për vëmendje dhe ja ku është Dua, në mes të skenës, me një performancë fantastike, të cilën nuk mund ta harrosh. Energjike dhe me plot vetëbesim, Dua performoi “Levitating” në skenën e AMA Aëards dhe po, të gjithë ngelën pa fjalë.

Të gjitha herët kur Dua Lipa është sjellë fiks si
Getty Images

Por, Dua është edhe e ndjeshme, romantike dhe e përkushtuar. Ajo “lë kokën” për familjen dhe këtë e kemi dëshmuar në të gjitha postimet e saj me të dashurit e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Si çdo Luan, edhe Dua vishet me shumë stil. Hmm, një vijë e hollë e ndan Duan këngëtare nga Dua si ikonë mode. Dua është njëkohësisht elegante dhe cool!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Gjithmonë krenare! E ke parë që Dua flet me shumë dashuri për Shqipërinë dhe Kosovën? E di gjuhën shqipe në mënyrë perfekte, shijon vakte krejt shqiptare dhe i tregon botës se po, rrënjët e saj e bëjnë krenare.

Vdes të kujdeset për veten. Domethënë, trupi që ka dhe sa fleksible është...*qan në cep*.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Këngëtarja dhe ylli ndërkombëtar është gjithashtu pasionante dhe e pandalshme. Ajo vendos rregullat...

..dhe thjesht nuk e vret mendjen për pasojat, për aq kohë sa bën qejf.

Ka super vetëbesim! (Aq shumë sa për të, të gjitha këndet janë okay)

Mbi të gjitha, sharmi i Duas të hipnotizon. Jo më kot Jack Harlow i ka dedikuar një këngë!

Pra, Dua “të shpërthen mendjen, puç”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Artikuj të sugjeruar:

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.