Kinema & TV

Pete Davidson rikthen Jon Pesci në kinema

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2022

Pete Davidson rikthen Jon Pesci në kinema
Getty Images

Hap krahun Scorsese! Pete Davidson bëri atë që për shumë të tjerë dukej e pamundur: Riktheu Jon Pesci në kinema!

Pesci do të luajë rolin e gjyshit të Davidson, në një serial komik, gjysmë autobiografik, të quajtur “Bupkus”, me regji të Davidson.

Fituesi i çmimit Oscar dhe ylli i “Goodfellas” kishte hequr dorë nga kinemaja, pas rolit të fundit në filmin “The Irishman” nga Martin Scorsese.

“Bupkus” gjithashtu shënjon edhe rolin e parë në një serial televiziv për Pesci, që prej epokës së artë të viteve ’90, ku Jon ka luajtur role në “The John Larraquette Show” dhe “Tales From the Crypt”.

E përmendëm që Jon Pesci do të luajë përkrah Pete Davidson dhe Machine Gun Kelly? Mezi presim ta shohim këtë bashkim gjeneratash.

Artikuj të sugjeruar: