Showbiz dhe TV

Dafina Zeqiri do të bëjë pak pushim nga koncertet, për shkak të problemeve shëndetësore

Shkruar nga Anabel

30 Gusht 2022

Dafina Zeqiri do të bëjë pak pushim nga koncertet, për shkak
@dafina.zeqiri/ Instagram

Problemet shëndetësore dhe performancat e fundit të Dafina Zeqirit kanë shqetësuar fansat dhe nuk u vëmë faj. Dafina postoi një foto me maskë oksigjeni, duke lënë të nënkuptojë se është duke kaluar një periudhë sfiduese në aspektin shëndetësor.

Dafina Zeqiri do të bëjë pak pushim nga koncertet, për shkak

Kështu, Dafina ka vendosur të kujdeset për veten dhe përmes një postimi në Twitter, ka lajmëruar fansat se i duhet një pushim nga koncertet, për t'u rikuperuar.

Ajo ka shprehur të gjithë dashurinë për fansat, duke e cilësuar si "të çmendur" këtë verë. "Gjithmonë kam bërë më të mirën, edhe kur kam qenë sëmurë, por tani duhet të marr pak kohë për veten dhe shëndetin tim. Shihemi së shpejti!", ka shkruar Dafina.

Menjëherë ndjekësit e kanë mbështetur vendimin e saj, duke i uruar shërim të shpejtë.

Artikuj të sugjeruar: