Shëndeti

Nga shtrydhja e puçrrave deri te shijimi i ushqimeve pikante: Ç’duhet të dini për mazokizmin beninj

Shkruar nga Anabel

30 Gusht 2022

Nga shtrydhja e puçrrave deri te shijimi i ushqimeve pikante:

Mazokizmi beninj përkon me “kënaqësinë e përvojave, të cilat fillimisht identifikohen si negative dhe kërcënuese, por në të vërtetë, nuk janë të tilla”.

Sapo truri e kupton se nuk ekziston një rrezik kërcënues, lind kënaqësia. Sipas “Glad to Be Sad”, një hulumtim i kryer në Universitetin e Pensilvanisë, studioi këtë teori, dhe e publikoi në “Judgment and Decision Making”. Në të, psikologu Paul Rozin, shpjegoi termin dhe thotë se “ky perceptim se trupi është mashtruar nga një faktor i jashtëm dhe se nuk ka një rrezik të vërtetë, çon në ndjesinë e kënaqësisë".

Studiuesit mendojnë se mazokizmi beninj buron nga kënaqësia që e ka origjinën nga kombinimi i ndjesive pozitive me ato negative. Një kërcënim që konsiderohet si beninj, për shembull provimi i një salce shumë pikante, një këngë e trishtuar që na ngjall kujtime, apo një film horror, prodhon emocione negative (sepse konsiderohet si një kërcënim nga trupi), por edhe pozitive, pasi truri e kupton që nuk ka asnjë rrezik real. Kështu, lind dëshira për të vijuar të njëjtin aktivitet dhe për të ndjerë kënaqësi.

Aktiviteti, që të konsiderohet si mazokizëm benin duhet të nxisë një nivel të tolerueshëm të emocioneve negative, pasi nëse e tejkalon këtë limit, nuk prodhon më dëshirën për ta vazhduar, përkundrazi, njerëzit duan ta ndalojnë sa më shpejt.

Në këtë hulumtim, Paul Rozin dhe psikologë të tjerë identifikuan plot 29 aktivitete të lidhura me mazokizmin beninj. Ata u shprehën se trishtimi, melankolia, frika dhe neveria, nëse janë në kufijtë e duhura, mund të nxisin kënaqësinë te njerëzit.

Pra, saktësisht, kur shohim një film horror, dëgjojmë balada, konsumojmë ushqime pikante, prekim dhe shtrydhim puçrrat, në fakt jemi duke përjetuar mazokizmin beninj, ndaj kemi dëshirën e madhe që të vazhdojmë. 

Artikuj të sugjeruar: