Rregullatori i reklamave në Nigeri njoftojë se do të ndalojë përdorimin e modeleve dhe artistët voice-over të huaj (kur në një reklamë/film dëgjohet zëri i një personazhi të padukshëm) në reklamat televizive të bëra në vend.
Lëvizja, e cila është e para në botë e këtij lloji, do të hyjë në fuqi në tetor dhe pason premtimin e Qeverisë Federale që synon të zhvillojë talentet lokale, të nxisë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të promovojë industrinë e reklamave në Nigeri.
The Times of London raporton se ndalimi do të përfshijë të gjithë jo-nigerianët, si dhe një numër aktorësh perëndimorë, të bardhë, të cilët janë shfaqur rregullisht në reklamat televizive të vendit.
Ban on the use of Foreign Models and Voice-Over Artists on the Nigerian Advertising Medium/Media pic.twitter.com/5pICTqOUt1
— Fed Min of Info & Cu (@FMICNigeria) August 23, 2022
"Të gjitha reklamat dhe materialet e komunikimit të marketingut të synuara ose të ekspozuara në hapësirën e reklamave nigeriane duhet të përdorin vetëm modelë dhe voice-over nigerianë,” deklaron Këshilli Rregullator i Reklamimit të Nigerisë (ARCON).