Kinema & TV

Videoja hapëse e ‘House of the Dragon’ ka një super SPOILER

Shkruar nga Anabel

1 Shtator 2022

Videoja hapëse e ‘House of the Dragon’ ka një super

Janë transmetuar vetëm dy episode të “House of the Dragon” dhe pavarësisht shumë momenteve të diskutueshme, duhet thënë se seriali ia ka dalë që të fiksojë njerëzit. Ashtu si dikur me “Game of Thrones”, fansat kanë nisur të analizojnë detajet.

Nëse nuk e quani veten ekspert të “Fire & Blood” mos u shqetësoni sepse me qindra njerëz në Reddit ju vijnë në ndihmë. Së fundmi, dikush ka analizuar çdo simbol në videon hapëse të serialit – duke filluar nga Aegon I e deri te Rhaenyra.

Videoja hapëse tregon pemën familjare të familjes Targaryen. Mesa duket, simboli i Rhaenyra-s rezulton të jetë spoiler.

Nëse nuk ju pëlqejnë spoilers, ju këshillojmë të mos vazhdoni leximin më tej.

Videoja hapëse e ‘House of the Dragon’ ka një super

Ok, pra e keni ndarë mendjen? Nëse simboli i princeshës Rhaenyra ju duhet i njohur, kjo sepse ka të njëjtin dizajn me varësen që i dha Daemon në episodin e parë.

Videoja hapëse e ‘House of the Dragon’ ka një super

Kjo është domethënëse sepse tregon se ajo martohet me Daemon, që nëse e keni harruar – është xhaxhai i saj. Fansat e “Game of Thrones” e dinë se inçesti ishte i pranishëm në oborrin e familjes Targaryen...

Videoja hapëse e ‘House of the Dragon’ ka një super