Dopamina është një kimikat i rëndësishëm i trurit që ndikon te humori ynë dhe motivimi. Së fundmi, termi po përdoret për të përshkruar gjendjen pozitive që mund të shkaktojnë veshjet dhe është goxha i njohur në TikTok.
#dopaminedressing (veshja dopaminë) është tendenca më e re e modës që sundon TikTokun, ku njerëzit po zgjedhin veshje me ngjyra, detaje voluminoze dhe elementë të tjerë.
Hashtagu ka më shumë se 25.8 milionë shikime në aplikacion. Psikologia e modës Dr. Dawnn Karen, e cila shpiku termin, betohet se ky është çelësi për të nxitur lumturinë përmes veshjeve.
“Zakonisht, ne vishemi për faktorë të jashtëm - moti, njerëzit e tjerë, ngjarje të veçanta. Gjatë pandemisë, ndodhi një ndryshim. Duke qenë se askush nuk ishte aty për t'ju thënë se çfarë të vishnit, ju i dhatë vetes leje të gjeni stile që ju bëjnë të lumtur, " tha Karen në emisionin "Today". "Kjo nuk është ilaç, por kam parë njerëz që zakonisht janë shumë të turpshëm të veshin një veshje shumëngjyrëshe dhe të jenë më aktivë, më të gjallë, më të lirë.”
Në fakt, "i gjithë humori i një personi ndryshon kur veshin rroba që përfaqësojnë atë që janë në të vërtetë," shtoi ajo.
Njerëzit në TikTok e kanë përqafuar trendin duke zgjedhin të veshin rroba shumëngjyrëshe, kombinime të habitshme dhe detaje që bien në sy.
@thenxcstyle ? #fyp? #dopaminedressing #trending #colorfulstyle #blackgirltiktok ? original sound - Tatiana Hamilton