Kinema & TV

Filmi i ri i Lindsay Lohan në Netflix duket si 'Freaky Friday', por me një ndryshim

Shkruar nga Anabel

2 Shtator 2022

Filmi i ri i Lindsay Lohan në Netflix duket si 'Freaky Friday',

Lindsay Lohan është rikthyer seriozisht në botën e kinemasë për të na rikujtuar të gjithëve që vazhdon akoma të jetë mbretëresha e filmave për adoleshentë/të rinj.

Në mars, u tha se 36-vjeçarja do të rikthehet pas një shkëputjeje të gjatë me një komedi në Netflix. Në filmin e ri, "Falling for Christmas", Lohan luan rolin e një trashëgimtareje hoteli, e sapofejuar, e llastuar, e cila pëson një aksident teksa bënte ski. Pas aksidentit, humbet kujtesën dhe kur zgjohet pak ditë para Krishtlindjeve e gjen veten nën kujdesin e një burri dhe vajzës së tij.

Filmi i ri i Lindsay Lohan në Netflix duket si 'Freaky Friday',

Nëse ky skenar nuk ju kujtoi "E premte e frikshme", kur Lindsay ndërron rolet me nënën e saj, atëherë keni humbur shumë nga filmat e saj gjatë viteve 2000.

"Ndjej që nuk kemi shumë komedi romantike këto kohë. Kjo është fiks çfarë na duhet. Film i lezetshëm, ka romancë dhe shumë qejf brenda"- u shpreh aktorja në shkurt. 

Dje (1 shtator) Netflix konfirmoi gjithashtu se Lohen është pjesë e "Irish Wish", ku luan rolin e "shoqërueses së nuses në dasmën e shoqes së ngushtë dhe dashurisë së jetës së saj në Irlandë."

Gjithsesi, Maddie (Lohan) përfundon të jetë nusja e ardhshme pas "dëshirës spontane që shpreh për dashurinë e vërtetë", por mos përhapni panik...Gjërat s'janë siç po i mendoni ju tani.

Burimi: Glamour