Mbretëresha, e cila është 96 vjeçe, është vënë nën kujdesin e mjekëve pasi këta të fundit u shqetësuan për shëndetin e saj.
Në një deklaratë së fundmi, Pallati Buckingham tha: “Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore.”
Të katër fëmijët e saj, Princi Charles, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Eduard, janë ose me të ose po shkojnë në Kalanë Balmoral në Skoci.
Harry dhe Meghan, të cilët rastësisht ishin në Mbretërinë e Bashkuar, po udhëtojnë për në Balmoral.
Shqetësimet për shëndetin e mbretëreshës u shfaqën në tetor kur ajo anuloi një udhëtim në Irlandën e Veriut. Lëvizshmëria e saj e ka penguar atë të marrë pjesë në disa ngjarje këtë vit dhe ajo vazhdon të përdorë një shkop ecjeje.