Nga himni kombëtar te kartëmonedhat dhe vulat e deri te pasaportat, shumë ndryshime do të fillojnë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe pranimit të Charles III si mbret.
Monedha dhe pulla
Fytyra e mbretit Charles III do të fillojë të shfaqet në monedha dhe kartëmonedha në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera anembanë botës, duke zëvendësuar Mbretëreshën Elizabeth II.
Figura e tij do të shfaqet gjithashtu në disa monedha të tjera të përdorura në Karaibe, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re. E njëjta gjë do të vlejë edhe për ishujt dhe territoret e tjera të kontrolluara nga Kurora Britanike.
Fytyra e mbretëreshës së ndjerë shfaqet gjithashtu në pullat postare dhe akronimi EIIR, për Elizabeth II Regina, është ngjitur në kutitë postare, kështu që edhe kjo do të duhet të ndryshohet. Kjo vlen edhe për shenjat në helmetat e policisë.
God save the king!
Himni kombëtar britanik, më parë "God Save The Queen", do të bëhet "God Save The King” (Zoti e ruajtë mbretëreshën/mbretin).
Përsa i përket pasaportave, do të ndryshojë teksti – që i referohet Madhërisë së Saj - në pjesën e brendshme.
Garda e Mbretëreshës, e preferuara për turistët që vizitojnë Pallatin Buckingham, do të ndryshojë gjithashtu emrin e saj.
Policia nuk do të ruajë më paqen e mbretëreshës, por atë të mbretit, dhe zyra e avokatëve do të ndryshojë nga "QC ("Këshilli i Mbretëreshës") në KC ("Këshilli i Mbretit").
- Vdekja e mbretëreshës: ‘The Crown’ pezullon xhirimet
- Pse Camilla nuk do të jetë *mbretëreshë*?
- Fëmijët e Meghan dhe Harry-it që sot quhen 'princ Archie' dhe 'princeshë Lilibet'
- Lot, qirinj dhe një lamtumirë për ‘boss lady-n': Përmes fotove, si po e nderon bota mbretëreshën
- Për herë të parë pas 70 vitesh, Britania zgjohet pa mbretëreshën
- Pas vdekjes së Mbretëreshës, ndryshon titulli i Princit William dhe Kate Middleton
- Vdekja e mbretëreshës, fundi i një epoke!
- Mbreti Charles III bën deklaratën e parë si monark pas vdekjes së Mbretëreshës!
- Mbretëresha Elizabeth II ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare!
Burimi: Euronews