Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë për 2 minuta pasi kryetarja e seancës, Ermonela Felaj, ka ndërprerë fjalën e kërkuar për procedurë nga deputetja Jorida Tabaku, duke e quajtur këtë të fundit “grifshë” (via Euronews.al)
Më poshtë gjeni një listë ofendimesh disi të çuditshme, që politikanët nëpër botë dhe në vend i kanë bërë njëri-tjetrit. Një gjë është e sigurt, fjalën "grifshë" s'e ka përdorur asnjë deri më sot.
Shqipëria
Jozefina Topalli: "Burrave nën 150 cm nuk iu kthej përgjigje".
Elisa Spiropali për Sali Berishën: "Ik në shtëpi se je moshë e thyer, shijo perëndimin".
Berisha për Spiropalin: "Spirobu*e".
Sali Berisha për Erion Braçen: "Këlysh kone".
Erioni për Berishën: "Po, buçe, po".
Edi Rama për Berishën: "Ti gruas sime i ha atë që nuk thuhet", "Je plak, s'merrem me ty" etj.
Berisha për Ramën: "Je fundërrinë", "I pafytyrë", "Burracak" etj.
Edi Rama për Lulzim Bashën: "Luli i vocërr".
Monika Kryemadhi për Edi Ramën: Kursen fjalët dhe tenton ta godasë me çizme.
Australia
- Buburreci i Partisë së Punës Australiane.
- Je një krimb.
- Jeni një klloun i vërtetë me një deficit masiv besueshmërie.
- Prisja që ministrja e Jashtme të mendohej pak përpara se të hapte gojën e saj të madhe e të shpifur për të thënë budallallëkun e radhës në këtë parlament.
- Ju do t'i shisnit edhe fëmijëve duhan po të mundnit.
- Duhet të ndaloni së piri hashash.
- Pyetja ime është për idiotin e fshatit.
- Ai nuk është këtu. Po flet me Tinker Bell në telefonin e tij prej njëbrirëshi.
- Debil/Idiot.
- Mban erë të keqe.
Indi
- Qepe gojën ose do të ta mbyllim ne.
- A nuk mund ta quaj hajdutin hajdut?
- Kush po bërtet? A nuk funksionon mendja juaj e shëndoshë? … Jemi në Parlament apo në treg?
- Tutorët e pushtetit.
Zelanda e Re
- Ik pi marijuanë.
- Beteja e zgjuarsisë me një kundërshtar të paarmatosur.
Afrika e Jugut
- Tani do të të godasim fizikisht.
- Një budalla i zgjedhur nga një budalla do të udhëhiqet nga një budalla, por budallai më i madh është budallai që e zgjodhi atë budalla.
Sidoqoftë, askush nuk ia kalon politikan irlandez Paul Gogarty, në vitin 2009. Sigurisht, nëse nuk e krahasojmë këtë të fundit me politikanët shqiptarë: