Para pak muajsh, Dafina dhe Era u përfshinë në një "sherr" virtual për një palë vathë me perla. Nisi aty dhe duket se nuk po mbaron, përkundrazi, sapo u rindez "debati".
Dafina ka ndarë me ndjekësit një foto në Instastory, ku shfaqet modelin e ri të flokëve: onde të çrregullta me baluke.
Foton e shoqëroi me shkrimin: "Nuk e zgjodha jetën me baluke, baluket më zgjodhën mua. Kemi një lidhje të ngushtë së bashku", gjithashtu falenderoi stilistin e flokëve.

Nuk vonoi kundërpërgjigjja e Erës, e cila postoi një album me foto, ku shihet pikërisht me baluke! "Trend bëj, nuk ndjek", shkroi Era në mbishkrim dhe të gjithë menduan se është një kunjë për Duffyn.
View this post on Instagram
Këto kunja pasojnë pikërisht debatin e vathëve që përmendëm pak më parë. Era njoftoi ndjekësit për këngën me Mozzik dhe përdori si aksesorë plotësues për veshjen, një palë vathë me perla (mëse të zakonshëm).

Dafina, ndërkohë i kishte vendosur në xhirimet e "Dhimbje dhimbje". Menjëherë, këngëtarja postoi në Twitter duke thënë: "Vendos vathët e mi" dhe më pas, postoi një foto në Instastory dhe shkroi: "Një zog më pëshpëriti në vesh se ‘dikush’ po vendos vathët e mi të personalizuar".

Pra, mesazhi: Për një palë vathë dhe një model flokësh po bëhet nami.
Artikuj të sugjeruar: