
Të dielën e 9 tetorit, një prej artistëve BIG INTERNATIONAL që do të marrë pjesë në festivalin “Kenga Magjike 2022”, do të jetë edhe Marco Carta.
Nëse jeni njohës i mirë i muzikës dhe programeve italiane, mund të keni dëgjuar për të. 37-vjeçari nga Cagliari i Italisë, ka njoftuar pjesëmarrjen në festival, duke shkruar se "është nder për të që të këndojë një këngë kaq të rëndësishme për të, në një event prestigjioz dhe ndërkombëtar".
"Festivali mbledh çdo vit artistë nga e gjithë bota dhe jam i lumtur që jam përzgjedhur", shkruan Marco.
Vieë this post on Instagram
Këngëtari italian deri më sot ka shitur më shumë 245,000 albume dhe 60,000 këngë single.
Në vitin 2007, ai mori pjesë si këngëtar në spektaklin e talenteve "Amici" nga Maria De Filippi.
Më 16 prill 2008, fitoi konkursin me 75% të votave të publikut, duke fituar 300,000€ dhe një kontratë me Warner Music Italy. Që kur fitoi, ai është shfaqur në shumë programe televizive, si Wind Music Awards dhe Partita del Cuore 2008.
Më 21 shkurt 2009, Marco fitoi Festivalin e 59-të të "Sanremos" në kategorinë Artists me këngën "La forza mia" shkruar nga Paolo Carta, producent, kantautor dhe kitarist i Laura Pausini, duke fituar 57.62% të votave preferenciale të publiku.
Kënga e tij në "Këngën Magjike" do të quhet "(Ndoshta) nuk më mjafton më" dhe nga titulli/përshkrimi, duket se do të jetë një baladë!