
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart. (via euronews.al)
Ai foli ndër të tjera dhe për marrëdhënien me të atin, Kristaq Rama, një skulptor i realizmit socialist, i cili studioi në Moskë, u kthye në Shqipëri dhe bëri skulptura të heronjve socialistë.
Kryeministri u shpreh se i ati ishte një zyrtar i regjimit. Ai komentoi skulpturat e tij duke theksuar se nga ana profesionale meritojnë respekt, por që nga ana ideologjike dhe metoda e përdorur Rama pozicionohej plotësisht kundër.
“Me babanë kam pasur një marrëdhënie të fortë, por edhe me ndikim të madh. Unë nuk pëlqeja gjërat që bënte ai dhe ai nuk donte që unë të bëja gjërat që bëja sepse kishte frikë se do të përfundoja keq. Por, unë e vlerësoj shumë këtë marrëdhënie sepse ai ishte njeri liberal. Asnjëherë nuk u përpoq të më impononte ndonjë gjë, që unë të bëja ndonjë gjë", u shpreh Rama.
Kristaq Rama humbi jetën në moshën 66 vjeçare si pasojë një goditjeje fatale në zemër.