Celebrity

Çifti, prindër për herë të 7-të: Zbulojnë emrin e bebit

Shkruar nga Anabel

25 Shtator 2022

Çifti, prindër për herë të 7-të: Zbulojnë

Hilaria Baldwin dhe bashkëshorti Alec Baldwin zgjeruan familjen e tyre me një tjetër fëmijë.

Instruktorja e jogas, 38 vjeç, njoftoi të shtunën se ajo dhe aktori, 64 vjeç, janë bërë prindër të një vajze - të quajtur Ilaria Catalina Irena.

“Ajo është këtu! Jemi shumë të entuziazmuar t'ju prezantojmë me ëndrrën tonë të vogël të bërë realitet, Ilaria Catalina Irena," shkroi ajo.

Çifti, prindër për herë të 7-të: Zbulojnë

Në një dekadë martesë, Alec dhe Hilaria janë bërë prindër edhe të Carmen, nëntë vjeç, Rafael, shtatë, Leonardo, gjashtë, Romeo, katër, Edu, dy dhe Marilu, një vjeç.

Alec ka gjithashtu një vajzë 26-vjeçare, Ireland, me gruan e tij të parë, Kim Basinger.