Showbiz dhe TV

Hmm, si i ka Luiza Gega punët me çunat?

Shkruar nga Anabel

27 Shtator 2022

Hmm, si i ka Luiza Gega punët me çunat?
@rtvklan/ Instagram

Luiza Gega është konkurrente në “Dance with me” dhe deri tani, po dhuron super performancë. Natën e dytë rrëmbeu kupën, por edhe nuk i shpëtoi pyetjes së Ermal Mamaqit, rreth dashurisë dhe statusit të saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

“Dua të bëj vetëm një pyetje nga disa gra që çmenden atje te lagjja e mamit. A je e dashuruar ti? Se të gjithë, aman pyete, si i ka punët me djemtë?” – e pyeti humoristi.

“Kjo është një pyetje që më bëhet shumë shpesh. Kur të vij nga Tanzania me luan, atëherë…” - tha kampionia.

Më pas, shtoi se për momentin nuk është e përqendruar te dashuria apo një raport sentimental, pasi e ka vëmendjen diku tjetër (për shembull, te fitorja e kupave).

“Ndoshta sigurisht që jetës duhet t’i shijoj çdo gjë, por për momentin po shijoj këtë” – tha Luiza dhe na vjen shumë mirë për të, që e çmon karrierën po aq sa dashurinë.

Artikuj të sugjeruar: