Celebrity

Scarlett Johansson përdori një super mënyrë për t'i vënë emrin bebit dhe rezultati ishte interesant

Shkruar nga Anabel

27 Shtator 2022

Scarlett Johansson përdori një super mënyrë për

Me siguri keni dëgjuar që vitin që kaloi, Scarlett Johansson dhe Colin Jost u bënë prindër të një bebushi. Djali i parë i çiftit u pagëzua me emrin Cosmo dhe ndodhi që kushdo që e dëgjonte pyeste i habitur se nga e morën prindërit frymëzimin për një zgjedhje të tillë. 

Një vit më vonë, aktorja tregon se emri unik s'ishte dhe aq vendim i vështirë për t'u marrë, përkundrazi. 

"E di si e kemi vendosur? Bashkuam disa gërma dhe kaq. Na u duk shumë emër sharmant dhe miqtë tanë e pëlqyen." - u shpreh Scarlett e ftuar në "The Kelly Clarkson Show".

Cosmo është fëmija i dytë i aktores, pas vajzës 8-vjeçare Rose, nga martesa me ish-partnerin, Romain Dauriac. Në fakt, rezultoi se emrat e të dy fëmijëve në thelb kanë po të njëjtin kuptim! 

"Cosmo është një lloj luleje e vogël që vjen në nuanca të ndryshme të portokallisë dhe të verdhës. Prandaj vajza ime e pëlqeu shumë që në fillim."- vazhdoi ajo duke zbuluar se e vetmja që e kishte të vështirë ta pranonte emrin ishte vjehrra.

Pavarësisht tentativave të gjyshes për t'i mbushur mendjen prindërve të mos e quajn të voglin Cosmo, nuk ja doli sepse bashkimi i gërmave thjesht rezultoi *interesant*.