
Nuk mund ta mohojmë se e kuqja duket sikur është bërë për Amal Clooney-n. Por, a ka ndonjë rast kur më mirë të mos e vishte?
Avokatja u shfaq me një jumpsuit të kuq, dantellë në eventin History Talks në Washington DC, ku ajo dhe bashkëshorti, George Clooney ishin folës në ngjarjen e mbushur me yje.
Amal zgjodhi të veshë një jumpsuit të kuq, që i shkonte jo vetëm me buzëkuqin, por edhe me tapetin e kuq.
Një zgjedhje e tillë duket disi e guximshme, aq më tepër kur sheh se nuanca e veshjes është thuajse identike me atë të tapetit të kuq.
Revista si E! News, për shembull, sugjerojnë që nëse e keni ndarë mendjen të vishni një fustan të kuq në një event me tapet të kuq, sigurohuni që të paktën nuancat e të kuqes të jenë të ndryshme.
Thënë këto, ndoshta kjo nuk është veshja më e mirë e Amal. Megjithatë, duhet ta pranojmë se edhe me zgjedhjen “jo më të mirë të mundshme”, Clooney përsëri shkëlqen dhe arrin “t’ia marrë vëmendjen tapetit të kuq”.