Udhetim

Shpallen linjat ajrore më të mira në botë për vitin 2022

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2022

Shpallen linjat ajrore më të mira në botë për vitin

Industria e aviacionit është përballur me kriza të vazhdueshme që nga fillimi i pandemisë e deri në ditët e sotme, ku në shumë aeroporte janë raportuar situata kaotike si pasojë e mungesës së stafit. Megjithatë, cilat ia kanë dalë të ruajnë standardet dhe të vlerësohen si linjat ajrore më të mira në botë për këtë vit?

Skytrax, një platformë e vlerësimit dhe renditjes së linjave ajrore dhe aeroporteve, kreu më shumë se 14 milionë sondazhe të klientëve në më shumë se 100 vende nga shtatori 2021 deri në gusht 2022 për të zbuluar linjën ajrore aktuale të preferuar në botë.

Fituesi i këtij viti nuk është një emër i panjohur. Qatar Airways ka fituar çmimin kryesor gjithsej shtatë herë që nga prezantimi i çmimeve në vitin 1999.

Drejtori ekzekutiv i grupit të Qatar Airways, Akbar Al Baker, falënderoi "punonjësit e tij të jashtëzakonshëm" për "përkushtimin dhe përpjekjen e tyre të vazhdueshme" dhe tha se "të fitosh këto çmime në të njëjtin vit që festojmë 25 vjetorin tonë është edhe më shpërblyese".

Lista Top20 e linjave ajrore më të mira në botë për vitin 2022, sipas Skytrax:

1. Qatar Airways

2. Singapore Airlines

3. Emirates

4. ANA (All Nippon Airways)

5. Qantas Airways

6. Japan Airlines

7. Turkish Airlines

8. Air France

9. Korean Air

10. Swiss International Air Lines

11. British Airways

12. Etihad Airways

13. China Southern Airlines

14. Hainan Airlines

15. Lufthansa

16. Cathay Pacific

17. KLM

18. EVA Air

19. Virgin Atlantic

20. Vistara