TV Mania

Orinda Huta është rasti konkret që dëshmon se qenushët janë pjesë e pandarë e familjes

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2022

Orinda Huta është rasti konkret që dëshmon se qenushët
@turjanhysko/ Instagram

Sot, Orinda Huta ishte elementi surprizë i programit “Aldo Morning Show”, pasi telefonoi e shoqëruar nga vogëlushja e saj, Atara dhe qenushja e bukur, Rubi.

Aldo e pyeti gjerë e gjatë rreth dashurisë ndaj kafshëve dhe Orinda nuk hezitoi aspak që ta ndante përvojën e saj me publikun.

Moderatorja tha se për qenushen është një mami. “Unë, mami i parë kam qenë për Rubin, jo për Atarën. Edhe mami i Turit “hajde te nëna” i thotë”.

Aldo e ngacmoi se mos është ndoshta ekzagjërim fakti që i referohet vetes si nëna e një qenushi, por Orinda e saktësoi menjëherë, duke e konsideruar Rubin si pjesë të familjes së tyre të shëndetshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

“Pse qenka ekzagjerim? Ajo është rritur me mua që kur ka qenë dy muajsh, është rritur me mua gjatë gjithë kohës, kështu që normalisht tamam (është) bebi im. E kam mësuar, i kam mësuar çdo gjë, të dalë jashtë e të gjitha, është edukuar nga unë kështu që çdo gjë e ka mësuar nga unë, bebi im është edhe ajo. Jam shumë sensitive për Rubin, bëhem shumë keq…kështu që kujdes kur flet për Rubin”, paralajmëroi me shaka moderatorja.

Gjithashtu, ajo foli edhe për komentet e njerëzve të tjerë rreth qenushes, duke iu përgjigjur pyetjes “si e shmangët atë shprehjen ju, “do na qelbë shtëpinë”?

Ajo tha se e kishte hasur disa herë, edhe nga mamatë. “Obobo qimet e qenit, obobo”, filluan “lëreni qenin përjashta”. Ne u bëmë shumë keq kur filluam të dëgjonim nga njerëzit që donim fort dhe e dinin se sa dashuri kishim ne për Rubin të thonin një gjë të tillë. Dhe Turi dëgjoi e dëgjoi e i tha “nëse jeni me këtë mendje, mos hajdeni më në shtëpinë tonë. Domethënë ne jemi shumë okay, nëse jeni me këtë mendjen që jo qimet e Rubit, jo pis, mos hajdeni”, domethënë ishte shumë strikt në këtë gjë”. (Kjo duket edhe nga postimet e tij në Instagram). 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

Orinda tregoi edhe se Atara është ka një marrëdhënie shumë speciale me Rubin dhe se pjesa kur qenushja bëhej xheloze për Rubin, tashmë ka kaluar, duke ia lënë vendin dashurisë më të pastër.

Artikuj të sugjeruar: