
EmRata dhe Brad Pitt janë çifti që jo të gjithë e prisnin, ama të gjithë duan t’i shohin bashkë. Në fakt, ata po dalin, por i kanë lënë opsionet e hapura, çka do të thotë, se po takohen edhe me njerëz të tjerë.
Por, ç’mendon saktësisht Emily për Brad Pitt? Sipas burimeve, ajo ndihet shumë e lehtësuar që ka mbaruar gjithçka në lidhje me divorcin dhe po ia del shumë mirë. Emily mendon se Brad është i mrekullueshëm. Tashmë, ata kanë dalë disa herë dhe EmRata është e mahnitur prej tij”. Miqtë thonë se kur modelja flet për Pitt, bëhet shumë e lezetshme" (e dini ju, çehrja që merr një person kur flet për atë tipin që ka qejf).
Madje, Ratajkowski mendon se Brad është shumë i sjellshëm, pra, zotëri burrë dhe me thënë të drejtën, u duket e përfshirë në këtë marrëdhënie të re dhe emocionuese.
Emily dhe Brad po i marrin gjërat shtruar dhe sigurisht, nuk u vëmë faj, pasi modelja është divorcuar nga ish-bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard, pas pretendimeve për disa tradhti; nga ana tjetër, Brad ka qenë i martuar për më shumë se një dekadë me Angelina Jolie. Të dy vijnë nga lidhje të gjata, ndaj më e mira është ta marrin me ngadalë.
Por, të gjithë biem në një mendje që EmRata dhe Pitt do të ishin një çift super seksi!
Artikuj të sugjeruar:
- Jo vetëm ne, por edhe miqtë e Brad Pitt dhe EmRata-s janë konfuzë për marrëdhënien e tyre
- Pra, Brad Pitt dhe EmRata janë bashkë, apo jo?
- EmRata, me lezet, ia hodhi një kunjë ish-bashkëshortit
- EmRata pret vetë flokët, filmon procesin dhe e bën të duket kaq e lehtë!
- Lart e poshtë po thuhet se Emily Ratajkowski dhe Brad Pitt janë bashkë!