Celebrity

Këngëtarja e famshme e pranon se ndonjëherë, i godet me shuplakë fëmijët (kur ata e teprojnë)

Shkruar nga Anabel

6 Tetor 2022

Këngëtarja e famshme e pranon se ndonjëherë, i godet me
@kellyclarkson/ Instagram

Kelly Clarkson ka folur hapur për mënyrën se si i disiplinon fëmiljët herë pas here, duke përdorur edhe ndonjë shuplakë.

Këngëtarja, nëna e dy fëmiljëve, tha për radio Atlanta 94.1 se kur fëmijët e saj e teprojnë, ajo përdor edhe dhunën fizike, për “t’i sjellë në binarë”.

Ajo shtoi se nuk i godet fort, thjesht një ose disa shpulla të vogla.

“Prindërit e mi më kanë goditur dhe unë jam mirë dhe ndihem mirë për këtë, ndaj edhe e praktikoj. Kjo është pak e ndërlikuar kur je në publik, sepse njerëzit mendojnë se është e gabuar, por unë nuk shoh asgjë të keqje te një goditje”.

Ajo saktësoi se përdorte shpullën vetëm kur ata sillen keq dhe si shembull mori vajzën e saj 3-vjeçare, River Rose. “Unë e paralajmëroj atë. I them: “Hej, do të të godas nëse nuk ndalon”, tha Kelly dhe theksoi se kjo e ka ndihmuar në prindërim.