Instagramming

Ramush Haradinaj ndjek vetëm 2 gra në Instagram: 'Njërën nga halli, tjetrën nga qejfi'

Shkruar nga Anabel

7 Tetor 2022

Ramush Haradinaj ndjek vetëm 2 gra në Instagram:

Anita Haradinaj në thuajse çdo dalje të saj publike nuk kursehet me deklaratat që lidhen me bashkëshortin dhe marrëdhënien e tyre. E ftuar së fundmi në "Abc e Pasdites", Anita zbuloi diçka nga raporti që ka Ramush Haradinaj me rrjetet sociale dhe specifikisht Instagramin.

E pyetur nga moderatori Ermal Peçi, ajo me shumë sportivitet tha se nuk merret me menaxhimin e rrjeteve të tij sociale, por sigurisht është aty për të dhënë ndonjë kritikë ose ose, për të parë kë bën "follow". 

Duket se kurioziteti i Haradinajt është i pakët pasi ka zgjedhur të ndjekë vetëm 2 gra: 1- gruan e tij, Anitën; 2- Loredanën.

“Ai më ndjek mua dhe Loredanën. Ka rastisur që Ramushi të takohet disa herë me të. Familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Hana. Vajzat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek."- tregoi Anita, duke shtuar me humor se "Loredanën e ndjek nga qefi kurse atë nga halli".

Çiltërsia dhe objektiviteti që duam.