
Përshëndetje shpirtra kuriozë,
Sapo identifikuam burrin misterioz me të cilin u puth supermodelja nëpër rrugët e New York-ut. Fatlumi quhet Orazio Rispo, është 35-vjeç dhe DJ, prej më shumë se 2 dekadave.
Përpos muzikës, ka pasion teknologjinë dhe është goxha i zgjuar.
Me një sfond akadamik mbresëlënës, Rispo është një sipërmarrës teknologjik dhe shefi i strategjisë së një aplikacioni të quajtur “Sprokit” (që synon të ndihmojë ish-të burgosurit të integrohen sërish në komunitet dhe të lidhen me shërbimet sociale, punëdhënësit, familjarë, të afërm dhe miqtë e tyre).

Rispo është diplomuar në Universitetin e Kolumbisë dhe ka njohuri të thelluara në disa fusha: psikologji, shkenca politike, psikologji konjitive dhe psiko-linguistikë.
Gjithashtu, flet plot 5 gjuhë: anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht dhe portugalisht.

Orazio ka lindur dhe është rritur në New York, si dhe zotëron(te) “Halcyon Record Shop” në Brooklyn, një hapësirë, e cila sipas “Daily Mail”, u mbyll në vitin 2020, për shkak të pandemisë.
Motoja e tij? “Ji i sjellshëm, sepse kushdo që po takon është duke luftuar një betejë të vështirë”.
EmRata, edhe pse po del me Brad Pitt, si dhe e ka pranuar hapur se është beqare, u pa dhe u fotografua duke u puthur me Orazio-n dhe nuk dimë tani në ç’stad është lidhja e tyre, por na duken mjaft seksi.

Artikuj të sugjeruar: