Bota

eBay ndalon shitjen e veshjeve të vrasësit famëkeq në faqe!

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2022

eBay ndalon shitjen e veshjeve të vrasësit famëkeq në faqe!

Veshjet e vrasësit famëkeq, Jeffrey Dahmer janë ndaluar nga eBay sepse bien ndesh me politikat e platformës. 

Një përfaqësues i departamentit të shitjeve ka thënë se shumë veshje që identifikojnë vrasësin serial janë hequr nga shitja. Gjithsesi, burime për TMZ thonë se politikat e eBay ndalojnë shitjen e objekteve "që lidhen me skena krimi ose prej të cilave mund të përfitojnë kriminelët".

Edhe më herët, një fans i fiksuar pas Jeffrey Dahmer mund t’i blejë syzet që ky i fundit mbajti gjatë periudhës kur vuajti dënimin në burg për shifrën 150,000 dollarë.

eBay ndalon shitjen e veshjeve të vrasësit famëkeq në faqe!

Këto syze “kanë vlerë” pasi u mbajtën nga vrasësi famëkeq gjatë kohës kur ai akuzohej për faktin që drogonte, përdhunonte, vriste dhe kryente akte kanibalizmi ndaj viktimave të tij për një periudhë rreth 20-vjeçare (1970-1990).

Historia e Jeffrey Dahmer ka qenë subjekt i shumë polemikave, përfshirë nënën e një prej viktimave të Dahmer-it që u revoltua ndaj serive të fundit të serialit. 

Krijuesi i serialit Ryan Murphy dhe aktori që luan rolin e Dahmer, Evan Peters, kanë këmbëngulur që herët se shfaqja u përpoq të vendoste historitë e viktimave dhe traumat e familjeve të tyre në qendër të produksionit.

Sidoqoftë, nëna e revoltuar e njërit prej viktimave është vetëm një nga të afërmit e shumtë të pikëlluar që ka folur kundër këtij seriali, pasi kanë qenë të shumtë ata që janë shprehur se pasi e kanë parë "trauma" është zgjuar sërish në familjet e tyre.