Pushteti

Kryeministrja me mandatin më të shkurtër: BBC tallet me Liz Truss përmes Rihanna-s

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2022

Kryeministrja me mandatin më të shkurtër: BBC tallet me Liz Truss

BBC ka ironizuar kryeministren në largim të Britanisë së Madhe, Liz Truss – me pak ndihmë nga Rihanna.

Lizz Truss dha dorëheqjen të enjten pas 45 ditevë më detyrë, vendim që e bëri atë kryeministren me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Vetëm disa orë pasi Truss njoftoi largimin, programi Newsnight i BBC-së transmetoi një video montazh, të shpërndarë më vonë në Twitter, duke përmbledhur një muaj e gjysmë katastrofik në detyrë. Klipit i është vendosur qëllimisht hiti i Rihanna-s i vitit 2008, "Take a Bow".

Kënga përfshin fraza të tilla si "dukesh kaq budallaqe tani" dhe "është koha për të shkuar, perdja më në fund po mbyllet".

Kur udhëheqja e Truss u zhyt në një kaos, gazeta Daily Star filloi të transmetonte një marule (bimë që përdoret për sallatë), duke pyetur nëse ajo do të zgjaste më shumë se kryeministrja. Në ditën e shtatë, marulja fitoi.

Kryeministrja me mandatin më të shkurtër: BBC tallet me Liz Truss

Truss humbi besimin e partisë pasi politikat e saj të uljes së taksave, të cilat u konsideruan kryesisht si të papërgjegjshme ekonomikisht dhe si përfitime për të pasurit, shkaktuan trazira në treg dhe sollën rënien e mbështetjes publike në sondazhe.