Sëmundja Paget e gjirit, e njohur edhe si sëmundja e Paget e thithës, është një lloj i rrallë i kancerit të gjirit me simptoma të cilat ndryshojnë nga ato të llojeve të tjera të kancerit të gjirit.
Simptomat: Për shumë lloje të kancerit të gjirit, simptoma e parë është një gungë në gji. Në sëmundjen e gjirit të Paget, ka një shenjë tjetër që ka të ngjarë të vini re së pari dhe përfshin thithën dhe areolën e gjirit, ku mund të keni:
- skuqje
- acarim, kore
- një ndjesi shpimi gjilpërash ose kruajtje
Këto simptoma mund të ngatërrohen me ekzemën, dermatitin ose gjendje të tjera të lëkurës, mirëpo sëmundja Paget zakonisht ndodh vetëm në njërin gji dhe nuk shërohet edhe nëse merren trajtime.
Disa shenja të tjera që sinjalizojnë diçka më shumë sesa një gjendje e lëkurës:
- trashje e lëkurës në ose pranë thithës
- lëng i verdhë ose si gjak në thithën e gjirit
- rritje e ndjeshmërisë, dhimbje
Faktorët e rrezikut
- mosha
- historiku i kancerit të gjirit
- keni të afërm me kancer në gji ose vezore
- mutacionet e gjeneve BRCA1 ose BRCA2
- inde të dendura të gjirit
- mbipesha, veçanërisht pas menopauzës
- terapia zëvendësuese e hormoneve
- alkooli
Për më shumë informacione mbi Tetorin Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit, lexoni artikujt e mëposhtëm:
- Tetori Rozë: Shenjat e kancerit të gjirit te burrat
- Tetori Rozë: Disa informacione të rëndësishme për kancerin e gjirit
- Tetori rozë: 10 simptoma që nuk duhet t’i injoroni për kancerin e gjirit!
- Këta janë faktorët që rrisin rrezikun për kancerin e gjirit
- Faza 0 e kancerit të gjirit: Faktorët e rrezikut dhe parandalimi
- Çfarë mund t’i thuash (dhe çfarë JO) dikujt që ka kancer në gji
Burimet: Healthline, Women's Health