
George Clooney, para 8 viteve ka qenë beqari më i dëshiruar në Hollywood, derisa erdhi Amal dhe i rrëmbeu zemrën.
Që prej asaj periudhe e deri tani, George ndjek një traditë shumë romantike, të cilën e ndau me të gjithë në “The Drew Barrymore Show”.
View this post on Instagram
Ai tha se që në momentin që u njoh me Amal në liqenin Como, i ka shkruar asaj letra.
“Asokohe, qëndruam gjithë natën duke folur dhe unë nisa t’i shkruaja një tufë me letra”.
Për të qenë të saktë: jo letra teknologjike e virtuale, por nga ato që lihen te jastëku.
Ai theksoi se ende bëjnë të njëjtën gjë dhe është kaq romantike të shohësh njerëz që i qëndrojnë besnikë klasikes, si dhe të shohësh George Clooney kaq të dashuruar.
Më parë, aktori ka thënë se në këto 8 vite nuk është grindur kurrë me partneren e tij sepse “nuk ka asgjë që nuk shkon tek ajo” dhe ja, kaq po kërkojmë të gjithë: Një burrë seksi, i cili na do kaq shumë dhe na shkruan letra dhe pusulla dashurie.
Artikuj të sugjeruar:
- George Clooney tregon momentin e sikletshëm kur puthi Julia Roberts në sy të bashkëshortes
- George Clooney thotë se gjatë 8 viteve, nuk është grindur kurrë me bashkëshorten e tij
- (Ndoshta) Amal Clooney ‘gaboi’ me përzgjedhjen e veshjes në tapetin e kuq!
- Brad Pitt tregon cilët janë (sipas tij) burrat më seksi në botë
- George Clooney vs Ben Affleck: Kush ishte 'Batman' më i mirë?
- Gjejeni pak sa herë duhej të 'putheshin' Julia Roberts & George Clooney për një skenë nga filmi i ri