Moda

Nisur nga kjo video virale: Cila është 'magjia' pas fustanit që ndryshon ngjyrë në diell?!

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2022

Nisur nga kjo video virale: Cila është 'magjia' pas fustanit
Photo Credits: @izzipoopi/ TikTok

Rrobat normalisht ndryshojnë ngjyrën e tyre pasi zbehen. Por e dini se ekzistojnë bojëra të cilat ndryshojnë ngjyrën e rrobave pas ekspozimit në rrezet e diellit?

Ngjyrat fotokromike krijojnë një efekt dramatik në rroba dhe i bëjnë ato të ndryshojnë ngjyrën e tyre, kur rrobat janë të ekspozuara nën rrezet e diellit dhe thithin rrezatimin ultraviolet. Pasi të hiqet rrezatimi, veshja rikthehet në ngjyrëne e saj origjinale. (Shihni këtë video për më shumë.)

Në varësi të mjedisit, ditës ose natës, dritës së diellit ose hijes, rrobat ndryshojnë ngjyrën.

Teknologjia:

Këto ngjyra fotokromike gjenerojnë një ndryshim dinamik të kthyeshëm të ngjyrës nën rrezet e diellit ose rrezet ultraviolet (UV). 

Ato mund të aplikohen në pëlhura përmes metodave konvencionale të printimit, ngjyrosjes, spërkatjes, etj. 

Pavarësisht nga efektet e mahnitshme, këto lloj veshjesh nuk janë ende të suksesshme koemercialisht. Natyra e ngjyrave fotokromike që nuk janë të tretshme në ujë e bën të pamundur aplikimin në lesh ose pambuk. 

Përveç kësaj, këto ngjyra nuk kanë kapacitetin për t'i bërë ballë nxehtësisë, duke bërë që veshjet të dëmtohen shpejt. 

Sidoqoftë, ngjyrat fotokromike mund të krijojnë një prirje të re në industrinë e modës. Do të jetë një ndihmë e madhe për prodhuesit e veshjeve duke ofruar mundësi të reja marketingu. Veshjet me motive, shkronja dhe modele në ndryshim që janë të dukshme në rrezet e diellit dhe zbehen në hije mund të krijojnë një revolucion në industrinë e veshjeje.

Burimi: Fibre2Fashion