
Anitta, këngëtarja braziliane 29-vjeçare, së fundmi ka diskutuar për një temë tabu në Brazil dhe pak a shumë kudo: Kirurgjinë plastike!
Ylli i muzikës shpjegoi se kirurgjitë "nuk kanë të bëjnë me faktin se sa e kënaqur është ajo me veten".
Këngëtarja e "Me Gusta" foli për ndërhyrjen e hundës, procedurat e rimodelimit të nofullës dhe zmadhimin e gjoksit.
"Nuk ka të bëjë me faktin që nuk jam e kënaqur me veten. Për mua është njësoj si të ndryshoj flokët. Edhe nëse rezultati nuk është mirë, ose siç e prisja, përsëri më pëlqen procesi. Më pëlqen adrenalina", tha ajo për WSJ.
Në fakt, edhe më parë Anitta ka shpërndarë foto para ndërhyrjeve, duke u treguar gjithnjë e hapur për ndryshimet e saj.
Në një kohë kur të gjithë përpiqen t'i mohojnë, ose justifikojnë ndërhyrjet, është mirë të dëgjosh njerëz që s'e kanë problem të pranojnë ndryshimet që kanë bërë, ndryshime që janë normalizuar së fundmi gjithnjë e më shumë.
Burimi: E! News