Unilever – një kompani produktet e së cilës variojnë nga ushqimet, erëzat, akulloret e deri te produktet e bukurisë dhe kujdesit personal – ka tërhequr nga tregu disa shampo të thata (dry shmapoo) të markave si Dove, Nexxus, Suave, TIGI dhe TRESemmé për shkak të pranisë së mundshme të benzenit, një kimikat që mund të shkaktojë kancer.
Produktet e prekura u prodhuan para tetorit 2021 dhe u shpërndanë në shitës me pakicë në mbarë SHBA-në, tha në një njoftim Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Ato përfshijnë produkte të tilla si Dove Dry Shampoo Volume and Fullness, Dove Dry Shampo Fresh Coconut, Nexxus Dry Shampo Refreshing Mist dhe Suave Professionals Dry Shampoo Refresh and Revive.
Benzeni është një kimikat kancerogjen për njerëzit. Ekspozimi ndaj benzenit mund të ndodhë me anë të thithjes, nga goja dhe përmes lëkurës, dhe mund të rezultojë në kancere, duke përfshirë leuçeminë dhe kancerin e gjakut, sipas njoftimit të tërheqjes.
Konsumatorët duhet të ndalojnë përdorimin e produkteve dhe të vizitojnë UnileverRecall.com për udhëzime se si mund të rimbursohen, tha FDA.