Muzika

Këtë vit, këngën e Shqipërisë në Eurovision e zgjedh publiku

Shkruar nga Anabel

28 Tetor 2022

Këtë vit, këngën e Shqipërisë në Eurovision e

Ndryshe nga vitet e kaluar, “Festivali i Këngës” i këtij viti vjen ndryshe. Kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.

Në edicionin e 62 do të jepen 3 çmime të para: Vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë; një çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe një çmim për karrierën, shkruan RTSH. 

Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria. Do të jetë interesant fakti nëse çmimi i publikut do të përkojë me çmimin e parë të vendosur nga juria.

Radio Televizioni Shqiptar publikoi edhe listën me artistët dhe këngët pjesëmarrëse.