Katy Perry ka vendosur pikat mbi i për të gjithë teoritë e njerëzve në internet, të cilët panë të shqetësuar një video ku këngëtarja lëviz në mënyrë të çuditshme njërin sy.
Ajo sqaroi në Instagram se ishte thjesht një truk i vogël, pjesë e performancës së saj.
Pra, interneti të qetësohet: nuk ka lidhje iluminati, nuk është kloni i Katy Perry-t, vaksina e Covid dhe as nuk janë ngjitur qerpikët.
Videoja virale tregon një moment ku kapaku i syrit mbyllet, Katy mundohet ta hapë, syri mbyllet prapë:
Katy Perry eye during a concert pic.twitter.com/dDQp7MTWA8
— Interesting AF (@InterestingAF1) October 24, 2022