
Pallati mbretëror mund të bëjë disa ndryshime delikate, si për shembull ta “ngrejë në detyrë” (duke i ndryshuar titullin) bashkëshorten mbretëreshë Camilla, gruaja e mbretit Charles III.
Sipas burimeve, pallati mbretëror po e thërret që tani “mbretëreshë” Camilla-n, në mënyrë që publiku të mësohet ta quajë kështu. Pra, kur të ndodhë kurorëzimi i mbretit Charles, Camilla krejt natyrshëm të identifikohet si “mbretëreshë”.
Ky ndryshim është delikat, pasi sipas vullnetit të mbretëreshës së ndjerë, Elizabeth II, në një njoftim për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, ajo u shpreh: “Kur im bir të bëhet mbret, do t’i jepni atij dhe gruas së tij, Camilla-s, të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua. Dëshira ime e sinqertë është që kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si bashkëshortja mbretëreshë, ndërkohë që vijon me detyrat e saj mbretërore”.
Artikuj të sugjeruar: