Celebrity

Mariah Carey po i përgatit që tani njerëzit për Krishtlindje, në mënyrat më të lezetshme :)

Shkruar nga Anabel

1 Nëntor 2022

Mariah Carey po i përgatit që tani njerëzit për
Photo Credits: Getty Images

Në momentin që Halloween mbaron, ne hyjmë zyrtarisht në sezonin e festave. Të paktën, kështu thotë (me të drejtë) Mariah Carey!

Kur mendojmë për festat e fundvitit, na shkojnë në mendje shumë gjëra si gatimet tradicionale, dekoret fantastike dhe sigurisht, Mariah Carey.

Përmes videove në Instagram dhe TikTok, këngëtarja është siguruar t’u rikujtojë të gjithëve se kjo periudhë e vitit është e saja dhe asnjë këngëtar tjetër nuk përbën konkurrencë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey)

Shihni videot e saj në TikTok këtu.

Mariah ka nisur përgatitjet për festa që në fillim të muajit tetor, kur njoftoi se do të performonte në Toronto dhe New York gjatë dhjetorit.

Një gjë është e sigurt. Ne s’mund të mendojmë Mariah Carey-n, pa na shkuar nëpërmend edhe “All I Want for Christmas is You”.

Burimi: In Style