Zërat që qarkullonin prej pak ditësh nëpër portale – ku përflitej se Arjon Muça do të largohej nga RTV Ora – u konfirmuan së fundmi. Moderatorja Arjola Shehu hapi programin “Ditë e re” e vetme.
“Sikurse e shihni, unë tani në program jam vetëm. Po, është e vërtetë. Arjon Muça nuk do të jetë më pjesë e programit ‘Ditë e re’. Ne e përshëndesim shumë.” – tha moderatorja.
Përflitet se Muça do të moderojë programin “Shqipëria Live” në Top Channel së bashku me Erjona Rusin, e cila e moderon e vetme pas largimit të Flori Gjinit.
Arjoni nuk iu përgjigj kërkesës së Anabel për vërtetësinë e këtij lajmi.