
Një rast i rëndë dhune ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ku një grua në moshë të thyer dhunohet nga një infermiere, ndërkohë që filmohet dhe tallet nga disa të tjera.
Pamjet janë postuar në rrjetet sociale dhe shihet infermierja e cila godet në mënyrë të vazhdueshme me shuplaka gruan e moshuar, ndërsa koleget e saj qeshin.
Policia ka reaguar mbi ngjarjen duke arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale, ndërkohë mijëra reagime kanë ardhur nga shqiptarët nëpër rrjetet sociale, duke dënuar rëndë dhunën dhe denigrimin e së moshuarës.
Fjala e Policisë së Kosovës:
Ndërkohë, edhe institucioni i Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës kanë bërë një reagim publik, ndërsa Rrjeti i Grave të Kosovës kanë bërë thirrje që infermiereve t’u hiqet licensa, për shkak të keqtrajtimit të të moshuarve.
Reagimi i Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës:
“Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me shqetësim ka marrë videon e publikuar në mediat sociale, ku shihet një e moshuar duke u keqtrajtuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë. Bazuar në pamjet e publikuara, shihet qartë përdorimi i dhunës dhe poshtërimi ndaj një të moshuare në ambientet e një Shtëpie për të Moshuar. Sipas pamjeve të publikuara, veprimet e punonjësve të këtij institucioni përveç veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, kanë elemente edhe të veprës penale të “Torturës”.
Përdorimi i Torturës apo çfarëdo forme të keqtrajtimit është i sanksionuar sipas legjislacionit në Kosovë, ashtu siç është e definuar me Konventën Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe me Konventën kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese, të cilat janë të zbatueshme në Kosovë”, thuhet në reagim.
QKRMT u bën thirrje autoriteteve publike që sa më parë ta trajtojnë këtë rast dhe të ndëshkohen personat e përfshirë. Gjithashtu, QKRMT u bën thirrje institucioneve qeveritare për mbikëqyrje efektive të trajtimit të personave të vendosur në institucione të veçanta siç janë shtëpitë e të moshuarve".
Reagimi i Rrjetit të Grave të Kosovës: