Kosova

Pse njerëzit janë revoltuar me presidenten Vjosa Osmani

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2022

Pse njerëzit janë revoltuar me presidenten Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është vendosur në qendër të kritikave nga opinioni publik sepse zgjodhi një spital privat për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Përmes një njoftimi zyrtar, zyra e presidencës njoftoi: “Pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses.”

Pas njoftimit, Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shprehu indinjatën për anashkalimin e institucionit publik.

“Duke u bazuar në situatën aktuale, Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit që Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës, ka marr trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së,” shkruan deklarata e nënshkruar nga mjekët.

“Operacioni për heqjen e tëmthit është një procedurë rutinë që kryhet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale që nga viti 1999, me përqindje të suksesit 99.9%. Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të kirurgëve e në veçanti institucionit që udhëheq është e papranueshme për të gjithë,” shkruhet në vijim.

Mjekët i urojnë presidentes shërim të shpejtë dhe kërkojnë që të mos anashkalohen institucionet shëndetësore publike.

Nëpër komente, shumë njerëz shkruajnë se Vjosa Osmani “si qytetare e Republikës së Kosovës ka të drejtë të zgjedhë nëse dëshiron të trajtohet në spitalet private apo publike”, por “si presidente e ka detyrim moral që të zgjedhë QKUK-në për trajtim para secilit institucion tjetër.”

“Nëse një nga njerëzit kryesor të vendit nuk i beson sistemit publik shëndetësor, atëherë si do t’i besojnë qytetarët?” shkruan dikush.

Pse njerëzit janë revoltuar me presidenten Vjosa Osmani

Pse njerëzit janë revoltuar me presidenten Vjosa Osmani

Pse njerëzit janë revoltuar me presidenten Vjosa Osmani

Pse njerëzit janë revoltuar me presidenten Vjosa Osmani