Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2022: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

6 Nëntor 2022

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2022: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2022: Dashi dhe Demi

Ky muaj hapet me një eklips sfidues në Dem, në 8 nëntor dhe me shumë gjasa do t'ju sjellë një surprizë të padëshirueshme në lidhje me kursimet dhe të ardhurat tuaja. Nuk do ta kuptoni prej nga erdhi ky lajm dhe do t'ju duket si diçka që doli krejt papritur. Kjo Hënë e Plotë do të arrijë në kulmin e saj në shtëpinë tuaj të dytë të të ardhurave dhe fitimeve dhe do të ndikojë tek të gjithë në mënyra të ndrshme, por për ju mesazhi është i qartë: paratë, aty do të përqëndrohet.

Ju sapo keni dalë nga një eklips diellor në 25 nëntor. Ai ishte miqësor dhe me shumë gjasa ju ka sjellë një burim të ri parash, ose një dhuratë të çmuar apo një lajm në lidhje me kredi, pagesë, etj, etj. Nëse s'keni dëgjuar akoma lajme të mira që lidhen me financat, do t'i dëgjoni së shpejti.

8 nëntori do të jetë ditë emocionale dhe e mbushur me lajme të papritura. Si të gjithë eklipset e tjerë, as ky nuk do të sjellë ndryshime që janë lehtësisht të dallueshme, do t'i vëreni pak nga pak. Bëni mirë të mos i vononi detyrimet financiare. Ndryshimet mund të vijnë pa njoftuar dhe ju duhet të jeni gati. 

Në hënën e plotë të 8 nëntorit, Dielli tranzit do të sjellë gjithashtu në qendër të vëmendjes edhe çështjet e dashurisë. Nëse jeni single marrëdhënia me njeriun që po njihni/dilni do të thellohet edhe më.  

Një tjetër alternativë është një vendim i mundshëm në lidhje me një shtatzëni. Nëse po merreni me ndonjë projekt krijues, mund të jeni drejt fundit, por akoma ka nevojë për ta parë sërish për ndonjë korrigjim të vogël.

Ky eklips mund t'ju shpërqëndrojë pak nga axhenda juaj normale duke ju kërkuar të keni vëmendje tek lajmet e reja që vijnë. Marsi do të jetë në një kënd shumë të mirë tek Saturni dhe konsiderojeni si një avantazh të mirë për ju dhe gjithë ndryshimet që do të ndodhin. Ndryshimet që bëni tani ose në dhjetor do t'ju ndihmojnë duke ju dhënë një ndjesi të fortë sigurie. 

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2022: Dashi dhe Demi

Nuk ka si të ndodhë ndryshe. Jeni gati të shihni dikë me të cilin keni një lidhje të ngushtë me një sy tjetër dhe kjo do të ndodhë për shkak të eklipsit hënor të 8 nëntorit. Me shumë gjasa ju e keni ndjerë këtë eklips që në 9 tetor dhe 10% e njerëzve të kësaj shenje do t'i ndjejnë sërish herët shenjat e tij. 

Ky është një eklips ndarës, kështu që nëse ky njeri është shumë i rëndësishëm për ju, zgjidhini me kujdes fjalët sepse ka gjasa të mos keni mundësi të flisni më me të. Ky episod mund të lërë një shenjë në zemrën tuaj në mënyrën sesi i zgjidhni gjërat, prandaj tregohuni të kujdesshëm. Thënë këtë, është e vërtetë që marrëdhënia juaj pas këtij eklipsi nuk do të jetë më kurrë e njëjta dhe do ta kuptoni vetë kur një kapitull i kësaj marrëdhënieje të jetë mbyllur, më e mira që mund të bëni është të shihni para në paqe.

Do të mësoni diçka që mund t'ju bëjë të reagoni në mënyrë të menjëhershme, ndonëse më e mira është të mësoni t'i mbani dhe përpunoni mendimet tuaja për 1  ose 2 ditë. Kështu do të keni mundësi të reflektoni dhe të mblidhni gjithë faktet që ju duhen. Eshtë shumë e rëndësishme të qëndroni realist dhe praktikë dhe t'i kujtoni vetes përgjegjësitë që keni dhe në të njëjtën kohë, të pranoni të vërtetën, pavarësisht sa dhemb.

Lidhja që do të vihet në provë mund të jetë me bashkëshortin tuaj, partnerin apo me një koleg, bashkëpunëtor biznesi, etj. Diçka është drejt fundit dhe nuk ka shumë hapësirë që mund t'ju lejojë të bëni diçka për ta ndaluar këtë. Ky eklips është në shenjën tuaj, prandaj duhet t'i filtroni lajmet që vijnë në bazë të ndjesive dhe të mendoni se cilat veprime do të ishin në avantazhin tuaj në të ardhmen.Do të bëni ca përpjekje të vogla për t'i shpëtuar njeriut që po ju shkakton stres, por nuk do të funksionojnë kësaj here.

Duke qenë se kjo është Hënë e Plotë, ndjenjat do të dalin në sipërfaqe dhe do të arrijnë në kulmin e tyre. Ju do të zbuloni informacione të reja në mënyrë aksidentale dhe mund të ndodh që të shokoheni nga çfarë do të dëgjoni. Impulsi do t'ju thotë të reagoni në mënyrë të menjëhershme, por do të ishte mirë të reflektoni para se të flisni. Nëse ditëlindja juaj bie në 6 maj (plus/minus 5 ditë) do ta merrni në mënyrë direkte mesazhin e këtij eklispsi. Plutoni është në kënd pozitiv me Jupiterin, prandaj ka gjasa që një mik i juaj që jeton larg t'ju vijë në ndihmë gjatë kësaj kohe.

Marsi dhe Saturni do të punojnë bashkë në mënyrë miqësore për të stabilizuar karrierën tuaj dhe për të të dhënë qëndrueshmëri financiare. 

Nëse ndodh që divorcoheni ose ndaheni nga partneri juaj, hëna e 23 nëntorit do të nxjerrë në pah biseda që kanë lidhje me ndarjen e aseteve financiare. Mund të aplikoni për një kredi në bankë. Nëse është në planet tuaja, kjo është koha e duhur për t'ju aprovuar. Me Marsin në shtëpinë tuaj të dytë, atë të kursimeve dhe të ardhurave mund të shihni një rrjedhje të financave tuaja aktualisht. Kjo do të zgjasë për shumë kohë, deri në 25 mars të 2023-shit, prandaj përgatiteni veten. Nëse deri atëherë bëni shpenzime të mëdha, s'ka asgjë për t'u shqetësuar të paktën deri në prill ose maj të vitit tjetër. Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë ka qenë në kënd të dobët gjatë prapavijës, por që nga 23 nëntori deri në 20 dhjetor do të keni shansin të shijoni më të mirën e periudhës së pushimeve. Filloni planifikoni gjëra me miqtë, do të bëni kujtimet më të paharrueshme gjatë kësaj periudhe.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.