Mund të jeni duke u përpjekur për të bërë ca ndryshime të mëdha në jetën tuaj, por eklipsi i 8 nëntorit mund t'ju nxjerrë gjëra të papritura. Lajme surprizë mund t'ju shokojnë për pak, prandaj merrni më shtruar para se ta vendosni se cili është hapi tjetër i radhës. Shpesh është e vështirë të ndash faktet nga imagjinata në periudhë eklipsesh, prandaj mendojini disa herë gjërat para se të veproni. 25 tetori mund të ketë sjellë ndryshime pozitive në karrierën tuaj, por për momentin vëmendja juaj do të jetë shtëpia dhe familja dhe ndryshimet që doni të bëni.
Mos jini impulsivë- do të doni të ishit, por do të ishte mirë t'i rezistonit impulseve. Keni shumë planete të përfshirë rreth jush, prandaj ndryshimet janë të pashmangshme. Si Ujor që jeni s'ju pëlqen të shihni shumë gjëra që ndryshojnë në pak kohë, për këtë muaj nuk ka asnjë shans për të shmangur atë që po vjen. Nëse për një arsye specifike po ndërroni shtëpi, kjo ndodh për të korrigjuar çfarë s'shkonte mirë me të- dhe për ta bërë jetën tuaj më të lumtur.
Saturni në Ujor do të dërgojë mesazhe paksa të vrazhda, prandaj ka gjasa që gjërat të mos shkojnë sipas planifikimeve tuaja. Shtyjini vendimet e rëndësishme të paktën deri në dhjetor.
Ky eklips sjell shumë tension për të gjithë shenjat. Përsa i përket parave do të keni paratë që ju duhen për të bërë ndryshimet e nevojshme. Deri në 20 dhjetor financat do të tregohen të mira me ju, sepse do t'i keni atëherë kur më shumë ju duhen.
Nëntori është i mbushur me energji të ndryshme. Gjërat përmirësohen pas 20 nëntorit dhe ju sigurisht që do ta vini re këtë. Paratë do të vijnë më lehtë nga ç'mendonit prandaj merrni inisiativë për të kërkuar rritje rroge, për të bërë marrëveshje apo firmosur kontrata të rëndësishme.
23 nëntori do t'ju kërkojë t'i kushtoni më shumë vëmendje jetës sociale. Mund të bëni miq të rinj ose mund të merrni telefonata nga miqtë e vjetër që ju ftojnë për të festuar me ta. Hëna e Re do të jetë miqësore me Marsin, në shtëpinë e dashurisë së vërtetë, prandaj gjasat që të njiheni me dikë në të tilla grumbullime nuk përjashtohen. Mund të takoni njeriun e ëndrrave tuaja Ujor dhe është e rëndësishme të jeni të hapur që ky moment të ndodhë. Kohën e kaluar jashtë shtëpisë do ta shijoni shumë gjatë kësaj periudhe.
Keni hyrë në një gjysmë muaji kaotik dhe të vështirë falë eklipsit të 8 nëntorit. Mund të dëgjoni alarmin për shumë nga aspektet e jetës suaj duke qenë se është periudhë e mbushur me ndryshime të papritura. Gjatë një bashkëpunimi që ka marrë shumë vëmendje prej jush, mund të zbuloni që kolegu, apo bashkëpunëtori juaj ka bërë ndonjë gabim që duhet korrigjuar para se projekti të dalë në dritë. Kjo do të shkaktojë pak tension sepse po punoni nën presionin e afateve kohore. Nuk është kohë për udhëtime. Prisni deri nga fundi i nëntorit për të prerë bileta.
Mund të ndërveproni me dikë që ka lidhje me ligjin, ndërsa paratë mbeten pjesë shumë e diskutueshme përgjatë gjithë muajit. Merrni kohën tuaj për të kthyer përgjigje ndaj çdo debati dhe mbi të gjitha dëgjoni me kujdes. Kujdesuni për fëmijët dhe sigurohuni që ata të jenë të sigurtë, të lumtur dhe të mbrojtur. Afërdita duke qenë në pozicion të kundërt me Uranin do t'ju bëjë të bëni ca shpenzime të paparashikueshme ndërsa lajme në lidhje me shëndetin e ndonjë familjari tuaj kërkojnë më shumë vëmendje nga ju në fillim të nëntorit. Ndëkrohë, jeta në zyrë do të jetë e ngarkuar dhe nëse papritur ndonjë nga kolegët largohet papritur e gjithë puna do të bjerë mbi ju.
Marsi është në shtëpinë tuaj dhe sektorin e familjes dhe për javë të tëra syt tuaj kanë qenë tek pjesëtarët e familjes. Do të vazhdoni për shumë gjatë të jepni ndihmën dhe kujdesin tuaj. Një nga momentet më të bukura të këtij muaji do të jetë 23 nëntori. Hëna e Re do të ndriçojë sektorin tuaj të çmimeve, arritjeve dhe mund të shihni rritje në sektorin e jetës profesionale.
Sado i vështirë të duket eklipsi i 8 nëntorit, hëna e re e 23 nëntorit hap dyer të reja për të gjithë. Mund të ndjeni që jeni gati për më shumë përgjegjësi apo pozicion të ri pune.
Shënojeni si momentin më të bukur të muajit!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.