TV Mania

Kush janë kapitenët në ‘Zemër Luana’? Dy aktorët që pak kohë më parë nuk flisnin

Shkruar nga Anabel

6 Nëntor 2022

Kush janë kapitenët në ‘Zemër Luana’? Dy

Luana Vjollca nisi mbrëmjen e sotme (e diel, 6 nëntor) programin e saj “Zemër Luana” në ekranin e Tv Klan. Që në nisje të emisionit, moderatorja zbuloi edhe dy kapitenët që do të drejtojnë skuadrat kundërshtare në lojëra të ndryshme.

Kush janë kapitenët në ‘Zemër Luana’? Dy

I pari, Bes Kallaku. Po i dyti? Epo, nëse jeni përditësuar me lajmet në maj 2022, do ta merrni me mend emrin e dytë: Olsi Bylyku.

Kush janë kapitenët në ‘Zemër Luana’? Dy

I ftuar në “Goca & Gra” në maj, Olsi Bylyku foli për raportin me Bes Kallakun. “Të them të vërtetën, nuk është se kemi diçka me njëri-tjetrin,” tha ai pasi u pyet nga Fatma Haxhialiu nëse ka ndodhur diçka mes tyre dhe pse Kallaku nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e Bylykut.

“Me të gjithë njerëzit që nuk kanë qenë në ditëlindjen time, kam përshtypjen se ka qenë diçka momentale ku njëri për shembull nuk ka pasur kohë sepse ka pasur një koncert, tjetri nuk mendoi se ka qenë e arsyeshme që të ishte në ditëlindjen time. Por jo që të kemi pasur një zënkë. Thjesht jemi shkëputur, jemi ftohur. Edhe kur jemi takuar, kemi biseduar për gjëra shumë të përgjithshme që mund t’i diskutoj me këdo që takoj. Mendoj që rruga që vazhduam secili bëri që të [shkëputemi].”

Tani, i ribashkoi Luana. Të shohim si do të shkojë marrëdhënia.

Pas largimit nga “Portokalli”, Olsi dhe Besi u bënë pjesë e “B.E. Coffee” në “E diela shqiptare” së bashku me Erion Isain. Më pas, Olsi iu bashkua “Klanifornias” në Tv Klan, ndërsa Besi dhe Erioni vazhduan angazhimet e tyre jashtë ekranit. Kallaku ishte pjesë e programit “Kosherja” në ABC News.