Social Buzz

Anulohet vendimi i famshëm i pornografisë: Tumblr rikthen lakuriqësinë në platformë

Shkruar nga Anabel

7 Nëntor 2022

Anulohet vendimi i famshëm i pornografisë: Tumblr rikthen

Tumblr duket se po përpiqet të joshë sërish njerëzit. Kompania njoftoi se do të rishohë rregullat e udhëzimit për përmbajtjen, duke lejuar kthimin e lakuriqësisë në platformë.

“Tani mirëpresim një gamë më të gjerë të shprehjes, krijimtarisë dhe artit në Tumblr, duke përfshirë përmbajtjen që përshkruan formën njerëzore (po, kjo përfshin formën e njeriut të zhveshur),” njoftoi Tumblr.

Tumblr ishte në kulmin e popullaritet si platforma kryesore e të pasurit një blog në internet në fillim të viteve 2010, përfshirë këtu edhe pornografinë e cila ishte një pjesë thelbësore e përvojës së shumë përdoruesve të Tumblr.

Por, në vitin 2018, faqja ndaloi çdo lakuriqësi në platformë. Në vitin 2013, në kulmin e popullaritetit të tij, Tumblr u ble nga Yahoo për 1.1 miliardë euro. Brenda një viti nga ndalimi i pornografisë, Tumblr humbi 30% të vizitorëve të tij dhe u shit për 3 milionë euro. Ndalimi i pornografisë luajti një rol të rëndësishëm.

Në kohën kur u ndaluan postimet eksplicite, një pjesë e madhe e bazës së përdoruesve të Tumblr ishin komunitetet LGBTQ+. Për disa nga njerëz, Tumblr ishte një vend për të gjetur pornografi që i përshtatej interesave të tyre seksuale.