TV Mania

Luana ngatërron ‘Shiko kush luan’ me ‘Zemër Luana’, por nuk e pret në montazh

Shkruar nga Anabel

7 Nëntor 2022

Luana ngatërron ‘Shiko kush luan’ me ‘Zemër

Moderatorja Luana Vjollca ngatërroi emisionin e mëparshëm “Shiko kush luan” në Top Channel me atë që nisi dje transmetimin në Tv Klan, “Zemër Luana”. E megjithatë, vendosi të mos e priste si pjesë në montazh.

“Se ne asgjë në skenën e ‘Shiko kush lu...” e “Zemër Luana” [qesh e sikletosur].” – tha ajo në një moment gjatë programit.

Luana nuk ka faj. Emisionet janë pothuajse identikë, me lojëra dhe të ftuar, si edhe kanë luan/a në titull. Përpos këtyre, forca e zakonit – është e vështirë të mësohesh me një emër të ri, kur për katër sezone televizive ke thënë një tjetër.

Arsyeja pse nuk u pre në montazh? Ndoshta për marketing, ose thjesht Luana është mjaftueshëm rehat sa për të mos u sikletosur nga momenti në fjalë.