Instagramming

Olsi Bylyku u tregoi të tjerëve sa shumë punon dhe njerëzit u ndanë në dy grupe

Shkruar nga Anabel

9 Nëntor 2022

Olsi Bylyku u tregoi të tjerëve sa shumë punon dhe njerëzit

Olsi Bylyku është i mendimit se suksesit i tij është rezultat i punës dhe kurrsesi i fatit.

“’Sa fat kishte...Kushtoji 1 minutë,” shkruan ai si hyrje në postimin që duket paska si CV. “Klanifornia (çdo javë me më shumë se 5 role dhe skenarist i monologut dhe tekstshkrues i të gjithë parodive). ‘Do ditë’, ‘Fryma nalet’, ‘Ca ca’, ‘Nane’ dhe së shpejti 2 projekte të mbaruara me klip (80% të projekteve janë prodhim i imi, muzikë dhe tekst)” shton më pas.

Në vijim, komediani rendit të tjera punë, si kapiten dhe skenarist në “Zemër Luana”, si aktor kryesor dhe bashkëproducent në një film, përmend koncertet brenda dhe jashtë Shqipërisë, xhirimet e reklamave etj.

Ai thotë se askush, përveç familjes dhe miqve, “nuk e beson dot pasi sa herë që takohen ose përballen me mua, e vetmja mimikë që marrin është buzëqeshja”. “Punoj 24 orë në 7 ditë të javës. Nuk njoh dikë tjetër si ‘unë’ e nëse ju njihni një 24-vjeçar tjetër në këtë prodhim dhe punë, atëherë më thoni ‘sa fat kishte’...”

Në komente, duket se njerëzit janë të ndarë në dy grupe. Një pjesë përgëzon aktorin e humorit për faktin që ka ditur “si të shfrytëzojë në mënyrën më të mirë talentin” dhe që “punon fort”.

Olsi Bylyku u tregoi të tjerëve sa shumë punon dhe njerëzit

Olsi Bylyku u tregoi të tjerëve sa shumë punon dhe njerëzit

Olsi Bylyku u tregoi të tjerëve sa shumë punon dhe njerëzit

Nga ana tjetër, disa ndjekës qenë të një tjetër mendimi. “Për vete po punon fundja, s’ke pse i numëron,” shkruan dikush. “Nuk është nevoja t’ia tregosh të tjerëve se tingëllon keq, duket si mburrje,” thotë një tjetër. “CV e plotë. Vendos datën, numrin e telefonit, moshën etj,” shkruan me shaka një tjetër.

Poll